Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagon Ambasada e SHBA-ve
BKT
Foto arkiv| RTKlive
Lajme

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagon Ambasada e SHBA-ve

RTK

Ambasada Amerikane në Kosovë, vlerësoi se veprimet e sotme të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele të Serbisë në disa komuna të Kosovës, ndikojnë direkt dhe negativisht te qytetarët serbë etnikë të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera, dhe mund të minojnë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik.

Këto veprime, kundër këshillave tona më të mira, dobësojnë besimin në marrëdhënie dhe kufizojnë aftësinë tonë për të ndihmuar Kosovën që të sigurojë të ardhmen më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë njerëzit e saj. Ne po vazhdojmë ta monitorojmë situatën, thuhet në një përgjigje të ambasadës për Televizionin e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme