09:54 / 17.01.2025
Ambasada e Kosovës në SHBA njofton mëgimtarët atje në lidhje me zgjedhjet
A.B / RTKlive
Zgjedhjet në Kosovë pritet të mbahet me 9 shkurt. E Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë me një njoftim për kosovarët që jetojnë atje, lidhur me votimin për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në faqen zyrtare të ambasadës në platformën “X”, qytetarët e Kosovës janë njoftuar për adresën e vetme ku mund të dërgojnë fletët e votimit, përmes postës atje.
Adresa e vetme për të dërguar fletët e votimit përmes postës në SHBA është: Consulate General of Kosovo in New York – KQZ 450 Lexington Ave P.O. Box Number 4485.























