22:12 / 17.01.2025
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
Sh.Ç/RTKlive
Partnerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po mbështetin ushtrinë për ngritjen e kapaciteteve operacionale. Kështu veproi Forca e Armatosur Turke.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke, me qëllim të ngritjes së kapacitetve operacionale, instruktorë të ushtrisë turke, kanë realizuar trajnimin për snajper në Regjimentet e Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.























