Osmani takoi komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpunim
BKT
Në Fokus

Osmani takoi komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpunim

E. Hoti / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takoi komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e partneritetit me NATO-n.

Sipas një njoftimi për media nga Presidenca, me ftesë të gjeneralmajor Barduani, dreka e punës u mbajt në selinë e KFOR-it.

“Në emër të qytetarëve të Kosovës, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për misionin e NATO-s në Kosovë, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm prej më tepër se dy dekada për paqen dhe stabilitetin.

Në këtë takim, presidentja Osmani theksoi se duke pasur parasysh sfidat e sigurisë, bashkëpunimi i ngushtë dhe partneriteti ndërkombëtar janë të nevojshme për ta siguruar paqen dhe stabilitetin në vend, rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim .

Presidentja Osmani thuhet se potencoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për mbrojtjen e vlerave të paqes dhe sigurisë, duke theksuar se kohezioni ndërkombëtar është kyç në trajtimin e sfidave globale.

Tutje u tha se takimi me gjeneralmajor Barduani është pjesë e angazhimit të përhershëm të presidentes Osmani për forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë dhe për promovimin e sigurisë dhe stabilitetit si parakusht për zhvillimin e Kosovës dhe rajonit.


MË SHUME NGA Në Fokus