Strohmeyer thotë se nuk e dinte se kush ishte Kadri Veseli
Sh.Ç/RTKlive
(E plotësuar) Dëshmitari Hansjeorg Strohmeyer ka thënë se nuk i kujtohet që është takuar ose ka biseduar ndonjëherë me Kadri Veselin. Ai ka theksuar se gjatë kohës kur ishte me mision në Kosovë, nuk e dinte as kush ishte Kadri Veseli
Avokati i Veselit, Rodney Dixon, gjatë marrjes në pyetje i ka thënë dëshmitarit se ish-gjenerali i UNMIK-ut, Mike Jackson ka dhënë një deklaratë, në të cilën ka thënë që nuk i kujtohet se ka pasur ndonjë ndërveprim me Veselin ose SHIK-un. Pas kësaj, dëshmitari u pyet se a e mban mend që Jackson t’i këtë thënë atij për ndonjë takim me Veselin.
Dëshmiteri ka thënë se nuk më kujtohet.
Dëshmitari u pyet se a e dinte që Veseli nuk ka qenë në Kosovë për pjesën më të madhe të kësaj kohe. Ai ka thënë se në atë kohë s’e dinte se kush ishte Veseli ose nëse ai ishte brenda ose jashtë Kosovës.
Gjithashtu, Strohmeyer gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka mohuar se e ka parë Hashim Thaçin duke dhënë urdhra gjatë kohës sa dëshmitari ishte me misionin e UNMIK-ut si këshilltar juridik në Kosovë më 1999.
Ish-këshilltari i UNMIK-ut e vazhdon dëshminë, Specialja i jep garanci
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon dëshminë ish-këshilltari juridik i UNMIK-ut, Hansjeorg Strohmeyer, i cili mban kodin 02183 në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ish-këshilltarit të UNMIK-ut e vazhdon dëshminë, Specialja i jep garanci
Dhomat e Specializuara këtij dëshmitari, i kanë dhënë garanci, të cilën gjë e përmendi në seancë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, duke thënë se “nuk duhej ta kishte thënë këtë, raporton. Dhe për ketë nuk u bë e ditur se çfarë garancie i është dhënë këtij dëshmitari.
Pyetjet për këtë dëshmitar i parashtroi mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, i cili u fokusua tek formimi i Këshillit Transitor të Kosovës.
Sa i përket kësaj strukture, Strohmeyer kishte deklaruar se Thaçi i kishte caktuar vetëm emrat nga UÇK-ja. Gjithashtu, kishte shtuar se nuk ka dashur që t’i përfshijë serbët apo grupet e tjera etnike, si dhe ka dashur që të minimizojë ndikimin e grupeve shqiptare të Kosovës siç është Lidhja Demokratike e Kosovës.
Dëshmitari në seancë mohoi se ka dijeni se pjesë e kësaj strukture kishte nga ndërkombëtarë, por theksoi që kishte edhe shqiptarë të tjerë përveç atyre që i përkisnin UÇK-së.
Gjithashtu, në seancë u mor vendim që dëshmitari 02714 mund të dëshmojë përmes video-lidhjes.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ish-këshilltari juridik i UNMIK-ut, Hansjeorg Strohmeyer pritet të vazhdojë të dëshmojë edhe sot në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë dëshmisë dje dëshmitari në një deklaratë që u prezantua nga avokati i Thaçit, ai kishte thënë se nuk ka pas organizata tjera të strukturuara në Kosovë përveç UÇK-së dhe s’kishim negociata për çarmatim me të tjerë përveç atyre.
Gjithshtu dëshmitarit iu prezantua deklarata e një dëshmitari, konkretisht gjeneralit Mike Jackson në një proces gjyqësor në Angli në të cilën kishte përmendur një takim me Agim Çekun. Sipas deklaratës së gjeneralit, ai ishte takuar me Çekun për të parë nëse po respektoheshin pikat e marrëveshjes.
Në seancë dje, Strohmeyer ka deklaruar se është në dijeni që Hashim Thaçi si përfaqësues i UÇK-së në Qeverinë e Përkohshme, ka bërë thirrje për një Kosovë multientike.
“Jam në dijeni që kanë ndodhur deklaratat të tilla dhe ne ia kemi kërku ndonjëherë atij ta bënte këtë gjë”, ka theksuar dëshmitari.
Sipas tij, edhe në rastet e tjera, Thaçi ka luajtur rol të dobishëm në ç’tensionimin e situatave, sidomos për periudha afatshkurta.
“Ai edhe në raste të tjera ka bërë thirrje të tilla dhe është shembull se si ai ka luajtur një rol shumë të dobishëm, shumë të frytshëm për zgjidhjen e situatave të tilla sidomos në periudha afatshkurta”, ka thënë dëshmitari.
Strohmeyer ka theksuar se në deklaratën e tij nuk flet për një politikë që ka synim veprimet kundër serbëve.
“Në gjithë deklaratën time unë nuk besoj që flas për një politikë të përgjithshme sepse politika në vetvete është një vendim shumë i synuar ose i qëllimshëm që shkon në drejtim të caktuar. Megjithatë, mund të ketë sjellje që bën të mundur ose i lejon akteve të caktuara që të shkojnë në përmbushjen e një politike të caktuar. Domethënë, ajo se çfarë po përpiqem të them është se mund të ketë një dallim në mes asaj që deklaron gjenerali Jackson nga përshtypjet që më janë krijuar mua gjatë kohës që kam qenë atë”, ka thënë ai.
Vlen të theksohet se një pjesë e konsiderueshme e dëshmisë së Strohmeyer është dëgjuar në sesion privat për publikun me arsyetimin e ruajtjes së burimit të informacionit.























