Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmon Clarke
BKT
Gjykata Speciale

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmon Clarke

Sh.Ç/RTKlive

(E plotësuar) Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon dëshminë eksperti i mjekësisë ligjore, John Clarke në gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në fillim të seancës, mbrojtja e Veselit e përfaqësuar nga avokatja Ann Rowan ka treguar për kohën që iu duhet për kundërpyetjet për këtë dëshmitar. Ajo tha se mbrojtja e Thaçit fillimisht ka kërkuar 45 minuta e që këtë pjesë të kohës ia kishte dhënë atyre.

Ndërsa, mbrojtja e Selimit kishte kërkuar 45 minuta, nga kjo kohë 30 minuta ia ka dhënë mbrojtjes së Veselit. Në anën tjetër, ajo tha se mbrojtja e Jakupit kishte kërkuar një orë e 15 minuta për kundërpyetje dhe nga kjo kohë 45 minuta i ka dhënë për mbrojtjen e Veselit.

Ajo tha se mbrojtja e Veselit ka 2 orë plus dhe se ata nuk do të shkojnë përtej kësaj kohe duke shtuar se e din që shqetësimi i trupit gjykues është për dëshmitarin e radhës që pritet të dëshmojë.

Megjithatë, avokatja theksoi se një ekip mbrojtës i ka paraparë vetëm 15 minuta për pyetjet e tyre dhe mendon që do ta përfundojnë seancën me dëshmitë e dy dëshmitarëve.

Kundërshtime për këtë pati përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori James Pace i cili tha se nuk ka asnjë lloj të drejte që një ekip i mbrojtjes të marrë kohën e planifikuar për një ekip tjetër po ashtu të mbrojtjes.

Ai theksoi se pyetjet që dje Rowan ia ka bërë dëshmitarit kanë qenë shumë të përsëritura, të përgjithshme dhe jorelevante.

Por, trupi gjykues i tha mbrojtjes së Veselit se këtë herë do të iu jep hapësirën dhe nuk do i ndërpresë. Megjithatë nënvizoi që atyre s’iu duhen dy orë e gjysmë për këtë dëshmitar.

Ndërkohë, duke folur për një viktimë e që njëkohësisht fotografia e saj iu ishte treguar dëshmitarit, Clarke theksoi se është e befasuese të shohësh që nuk ka të identifikuar prani të plumbave në trupin e kësaj viktime e cila është goditur me një plumb në kokë dhe ka 5 plagë plumbi në shpinë.

Ai shtoi se befasuese është mospranim e plumbave edhe tek viktimat e tjerave, gjithnjë sipas rezultateve të patologut të autopsisë për të cilat dëshmitari ka bërë interpretim.

“Mendoj që komentet zbatohen në tërësinë e rasteve. Domethënë të gjitha komentet e mija janë të vërteta për pesë rastet që i kemi diskutuar. I diskutuam edhe dje në hollësi dhe shqetësimet kanë të bëjnë me mungesën e plumbave”, theksoi Clarke.

Ai dkelaoi se shqetësimet e tij që janë paraqitur edhe në raport kanë të bëjnë me realitetin që kanë ndodhur me këto mavijosje të synuara, saktësinë e plumbave dhe gjithashtu edhe mungesën e plumbave në vetëvete.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në gjykimin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka nisur dëshmin të mërkurën eksperti i mjekësisë ligjore, John Clarke, i cili vazhdon edhe sot. 

Ai ka përshkruar viktimat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka prezantuar me fotografi.

Për disa viktima të shfaqura në ekran, nga Prokuroria, Clarke ka theksuar se kanë vdekur nga plumbi e disa të tjera janë goditur me instrumente të ndryshme që kanë shkaktuar mavijosje.

Pas prokurorisë, pyetjet ndaj dëshmitarit i ka vazhduar mbrojtja e Kadri Veselit.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale