Promovohet libri me poezi i Blerina Krasniqit|Video
BKT
Kulturë

Promovohet libri me poezi i Blerina Krasniqit|Video

Zenel Hajrizi|RTK

Promovohet libri i parë me poezi e së resë Blerina Krasniqi, e cila forcën e saj shpërthyese si person me aftësi të kufizuar, e shpërfaq me poezi kushtuar jetës së saj dhe njerëzve të cilët ishin e janë rreth dhe në mbështetje të saj.

“U rrita me dashurinë e babës dhe të nanës,..... heronjtë  e fatit tim”. Janë këto vargjet e të resë Blerina Krasniqi, të botuara në librin e saj me poezi, ku i nxori në letër emocionet dhe sfidat si anëtare e Handikosit, të cilën e quan shtëpi të dytë.

Zëri i saj ndonëse i ri ngërthen në vete urtësi të formuar nga vështirësitë duke qenë që dikush përballet me te çdo ditë në aspektin fizik.

Poezitë e Blerinës janë thirrje për mosdorëzim dhe kërkim force për t'u ballafaquar me sfidat e jetës.

Ky libër është një shpërthim emocional, zbrazje emocionale e shumë viteve me sfida, vjen si një pjekuri moshe, një realitet i ri, përballje që kërkon më shumë mbështetje njerëzore por edhe mbështetje institucionale për të arritur më shumë në jetë.

 Autorja e librit falënderoi të gjithë ata që i dhanë mbështetje në botimin e librit.


MË SHUME NGA Kulturë