Dëshmitari i 117-të i ZPS-së fillon dëshminë|VIDEO
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Gjykata Speciale

Dëshmitari i 117-të i ZPS-së fillon dëshminë|VIDEO

A.B / RTKlive

(E plotësuar, ora 10:30) Dëshmitari i ri i Prokurorisë i cili ka filluar dëshminë sot në Speciale është patologu ligjor Marek Gasior, i cili po dëshmon si dëshmitar ekspert. Gasior ka dëshmuar edhe në rastin e Pjetër Shalës.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

ZPS ka njoftuar se dëshmitari i parë këtë javë do të dëshmojë në publik, po ashtu dëshmitari i dytë ka gjasa të dëshmojë në publik. Dëshmitari i tretë pritet të dëshmojë në privatësi.

Në seancën e së enjtes, dëshminë e ka përfunduar dëshmitari i 116-të, Helmut Shrekenbauer.

 Sipas ZPS-së, ky dëshmitar ka shërbyer si mjek i KFOR-it gjerman në Kosovë midis qershorit dhe gushtit 1999.

Dëshmitari Schreckenbauer ndër të tjera ka theksuar të enjten se sipas raportit që përshkruante krimin që ka ndodhur në objektin e ish-MUP-it në Prizren, nuk arrihet në përfundim nëse kryerësit e veprës ishin shqiptarë ose jo.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale