Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt
A.B / RTKlive
(E plotësuar, ora 12:03) Seanca fillestare për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shtyrë për 31 janar.
Kjo me kërkesën e mbrojtëseve, me arsyetimin se ata nuk kanë pranuar shkresat e lëndës dhe nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance sot.
Avokati i të akuzuarit, Naim Murseli, tha se kjo seancë nuk mund të mbahet, pasi pretendoi se nuk ka pranuar aktakuzën, shkresat e tjera të lëndës dhe CD-të me prova për këtë rast.
Të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt arrijnë në Gjykatë

Nën masa të rrepta sigurie janë sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.
Sot fillon gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Sot do të fillojë gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Adema
Kështu ka bërë të ditur vëllai i saj, Leonard Ademaj përmes një postimi në Facebook, duke thënë se si familje, besojnë në drejtësi.
“Ju njoftoj që gjykimi i rastit të vrasjes dinake të motrës tonë Liridona Ademaj fillon në ora 11.00 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ne si familje besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që gjykimi do të jetë efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”, ka shkruar ai.























