Andrea Griminelli në koncertin e Filharmonisë së Kosovës
BKT
Kulturë

Andrea Griminelli në koncertin e Filharmonisë së Kosovës

Sh.G / RTKlive

Filharmonia e Kosovës të premten, më 31 janar 2025 sjell një koncert unik, ku do të performojë ylli italian i flautit Andrea Griminelli. Nën dirigjimin e mjeshtrit Dario Salvi, Griminelli do të interpretojë Koncertin për flaut nr. 1 të Mozartit dhe, së bashku me flautisten kosovare Venera Mehmetagaj-Kajtazi, do të sjellë kohën e tretë të Koncertit për dy flaute nga Cimarosa.

Në shënim të 255-vjetorit të lindjes së Beethoven-it, Orkestra do të interpretojë Simfoninë e 8-të, ndërsa mbrëmja do të përfshijë premierën e veprës "Rush Hour 2" nga kompozitori kosovar Lum Halabaku.

Ky koncert shënon fillimin e aktiviteteve për 25-vjetorin e themelimit të Filharmonisë së Kosovës dhe premton një mbrëmje të paharrueshme për adhuruesit e muzikës klasike.


MË SHUME NGA Kulturë