21:48 / 28.01.2025
NATO: Mezi presim të punojmë me përfaqësuesin e ri për dialogun
G.K/RTKlive
Në një postim në X, zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, ka shprehur entuziazmin e Aleancës për të punuar ngushtë me Peter Sørensen, i cili është emëruar Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun.
Ajo ka thënë se bashkëpunimi i vazhdueshëm NATO-BE është kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
"NATO mezi pret të punojë ngushtë me Peter Sørensen si Përfaqësues i ri Special i BE-së për dialogun. Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor", ka shkruar Hart.























