Thaçi dhe të tjerët: përfundon seanca e sotme
A.B / RTKlive
(E plotësuar, ora 16:00) Pas përfundimit të dëshmisë së Naser Krasniqit, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme. Trupi gjykues njoftoi se seanca e nesërme do të fillojë në ora 11:30, kur pritet të fillojë dëshmia e një dëshmitari të ri.
Dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Krasniqi
(E plotësuar, ora 11:00) Këtë mëngjes, dëshmitari i 118-të i Prokurorisë, Naser Krasniqi, vazhdon dhënien e dëshmisë, e cila filloi më 27 janar. Mbrojtja e Selimit është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ndryshe edhe dje ka dëshmuar Naser Krasniqi. Seanca në këtë rast gjyqësor do të ketë sot dhe nesër.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor























