Takohen insistucionet për koordinim për zgjedhjet e 9 shkurtit
BKT
Në Fokus

Takohen insistucionet për koordinim për zgjedhjet e 9 shkurtit

G.K/RTKlive

Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u mbajt një takim koordinues mes drejtuesve dhe përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme për të diskutuar përgatitjet dhe bashkërenditjen e aktiviteteve për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në këtë takim, përveç kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, morën pjesë Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Artan Abazi, Koordinatorja nga ky institucion, Fatime Dërmaku, dhe kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Zenel Leku.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, theksoi se "bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor në krijimin e kushteve që procesi zgjedhor të zhvillohet sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës."

"Përfaqësuesit e institucioneve të pranishme në takim shpalosën planet e tyre për angazhimin gjatë ditës së zgjedhjeve, duke u angazhuar që të sigurohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore", theksohet në njoftimin e KQZ-së.


MË SHUME NGA Në Fokus