I vazhdohet paraburgimi Ismet Bahtijarit
A.B|RTKlive
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Ismet Bahtijarit i cili së fundi ka pranuar fajësinë për pengim të drejtësisë.
Kjo u bë e ditur përmes një konference për media nga zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep. Gjatë kësaj konference, Griep tregoi edhe për zhvillimet që kanë ndodhur gjatë kësaj jave në të gjitha rastet e trajtuara nga kjo gjykatë.
"Në çështjen gjyqësore Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala, më 24 janar, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Ismet Bahtijarit. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku se z. Bahtijari mund të pengojë ecurinë e procesit dhe/ose të kryejë vepra penale të tjera, veçanërisht duke pasur parasysh se ai ka mjetet dhe motivin për të ushtruar trysni ndaj dëshmitarit 1 për ta bindur atë që të mos marrë pjesë në proces", tha ajo.























