SHBA me tarifa ndaj Kinës, Kanadasë e Meksikës
Luan Qorraj |RTK
Pas njoftimit se presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa tregtare mbi Meksikën dhe Kanadanë, dy shtetet fqinje të SHBA-së kanë thënë se ato tani po përgatisin tarifa për kompanitë amerikane.
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se nga e mortja Kina, Kandaja dhe Meksika do të ballafaqohen me tarifa prej 25% në tregun amerikan, duke e realizuar kështu kërcënimin se këto tri shtete, të cilat së bashku janë përgjegjëse për më shumë se 40 % të importeve amerikane, do të paguajnë tarifa më të larta nëse nuk i adresojnë brengat amerikane rreth imigrimit ilegal dhe trafikimit të narkotikëve.
Trump ka thënë se këto vende duhet të mbahen përgjegjëse për mos-përmbushjen e premtimeve për ndalimin e rrjedhës së emigrantëve ilegal dhe narkotikëve në territorin Amerikan, ai madje akuzoi qeverinë meksikane se është duke bashkëpunuar me kartelet e fuqishme narkotike - gjë që qeveria meksikane e mohon.
Pas njoftimit të Trump për vendosjen e tarifave, dy vendet fqinje të SHBA-s, Kanadaja dhe Meksika kanë thënë se kanë filluar të punojnë në vendosjen e tarifave të tyre për prodhuesit amerikan- duke rrezikuar kështu të hyjnë në një luftë të vërtetë tregtare me SHBA-n.
Besohet se Edhe Meksika dhe Kanadaja do të përgjigjen me tarifa prej 25% për mallrrat që vijnë nga SHBA.
Ndërkohë edhe Kina ka shprehur pakënaqësinë me tarifat e vendosura nga Trump dhe ka thënë se do të dërgon një padi kundër SHBA-s drejtë Organizatës Botërore të Tregtisë përderisa shumë organizata amerikane gjithashtu shprehën pakënaqësinë e me tarifa duke thënë se ato do të rrisin koston e jetesës për qytetarët amerikan.























