Morata prezantohet te Galatasaray
Uran Krasniqi/RTKLive
(E plotësuar 19:16) Alvaro Morata tashmë është futbollist i gjigantit turk, Galatasaray.
Ka qenë skuadra e Superligës turke, e cila e ka bërë prezantimin e tij të dielën.
Futbollisti spanjoll ka thënë se mezi pret ta veshë fanellën e klubit të Galatasaray.
"Jam shumë i lumtur. U bë një përpjekje e madhe për të më sjellë këtu. Për herë të parë në karrierën time, dikush erdhi deri në Milano për të më pritur dhe shoqëruar. Dua të falënderoj presidentin, z. Abdullah dhe George Gardi për përfundimin e një procesi të vështirë transferimi. Ndihem krenar që jam këtu. Arsyeja e vetme që erdha në Turqi ishte Galatasaray", ka thënë sulmuesi. Mezi pres të vesh këtë fanellë dhe t’u dhuroj tifozëve momente krenarie. Erdha këtu për të dhënë gjithçka nga vetja dhe jam shumë i lumtur".
Aktualisht Galatasaray kryeson kampionatin turk. Gjithashtu kjo skuadër bën gara edhe në Europa League. 
Galatasaray nis bisedimet për transferimin e Morata
Galatasaray ka nisur bisedimet për të siguruar huazimin e sulmuesit të Milan, Alvaro Morata, ka njoftuar të dielën klubi i Superligës turke.
Kapiteni i Kombëtares së Spanjës i ishte bashkuar Milan vitin e kaluar nga Atletico Madrid për trembëdhjetë milionë euro, duke firmosur një kontratë katërvjeçare.
Morata e kishte nisur karrierën te Real Madrid para se të kalonte te Juventus në vitin 2014, ndërsa më vonë pati edhe një aventurë në Premier League me Chelsea.
Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar dy herë Champions League, La Liga dhe Kupën e Mbretit me Real Madrid, si dhe dy tituj të Serie A me Juventus.























