Filharmonia me mundësi praktike për nxënësit e shkollës `Prenk Jakova`
BKT
Kulturë

Filharmonia me mundësi praktike për nxënësit e shkollës `Prenk Jakova`

M.P. / RTKlive

Filharmonia e Kosovës ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit me Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale të Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, për bashkëpunim ndërinstitucional.

Sipas njoftimit nga Filharmonia, memorandumi do të mundësojë rregullimin e bashkëpunimit për ofrimin e mundësive të praktikës profesionale për nxënësit e shkollës në Filharmoninë e Kosovës

“Ky memorandum synon krijimin e një platforme bashkëpunimi për zhvillimin e praktikave profesionale për nxënësit e shkollës, përmes angazhimit dhe përvojës në aktivitete e projekte, dhe ngritje dhe përmirësim të cilësisë profesionale të nxënësve, duke ofruar mundësi praktike dhe përvojë të vlefshme në fushën e muzikës”, vazhdon njoftimi.


MË SHUME NGA Kulturë