10:44 / 06.02.2025
KQZ shtynë afatin e regjistrimit të votuesve me nevoja të veçanta
M.P. / RTKlive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë afatin e regjistrimit e votuesve me nevoja të veçanta.
Ata mund të regjistrohen deri sonte në orën 23:59, teksa kjo mundësi parasheh votimin e tyre nga shtëpia për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në këtë kategori hyjnë personat me sëmundje ose aftësi të kufizuara që nuk mund të dalin nga shtëpia; personat në spitale, shtëpi për të moshuarit, ose institucione për kujdes shëndetësor si dhe ata që nuk mund të dalin nga shtëpia për shkaqe sigurie.























