22:56 / 06.02.2025
Sorensen zhvilloi biseda të ndara me Bislimin e Petkoviqin
E. Hoti / RTKlive
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar se ka zhvilluar sot biseda ta ndara me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, për herë të parë prej marrjes së detyrës nga paraardhësi i tij Mirosllav Lajçak.
“Sot bisedova ndaras me dy kryenegociatorët, atë të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të Serbisë, Petar Petkoviq . I vlerësoj bisedat shumë të mira dhe i mirëpres ftesat e tyre për t’i vizituar Kosovën dhe Serbinë”, ka shkruar Sorensen në X.























