Objekti i Kino Rinisë përfshihet nga zjarri
BKT
Lajme

Objekti i Kino Rinisë përfshihet nga zjarri

M.P. / RTKlive

Objekti i Kino Rinisë “Te Qafa” në Prishtinë është kapluar nga zjarri.

Ekipet e zjarrfikësve janë në vendngjarje, duke intervenuar që të shuhet zjarri.

Lajmin për RTKlive gjithashtu e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”, ka thënë ajo.


MË SHUME NGA Lajme