Britania emëron Karen Pierce emisare të posaçme për Ballkanin Perëndimor
M.M. /RTKlive
Britani e Madhe ka emëruar Karen Pierce si të dërguar të posaçme për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
"Karen Pierce, një nga diplomatet më me përvojë, është emëruar e dërguara speciale e Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, e ngarkuar për të çuar përpara objektivat strategjike të Britanisë së Madhe në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.
Ndryshe Britania e Madhe do të presë Samitin e Procesit të Berlinit me liderë nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, në vjeshtën e vitit 2025.
"Britania e Madhe është e përkushtuar të forcojë partneritetet tona në Ballkanin Perëndimor, të përforcojë sigurinë evropiane dhe të trajtojë problemin e përbashkët të migracionit të parregullt", thuhet në njoftimin e ambasadës.























