Procesi i votimit në Ferizaj, 119 mijë persona me të drejtë vote
BKT
Lajme

Procesi i votimit në Ferizaj, 119 mijë persona me të drejtë vote

Valjeta Shala|RTK

Në Komunën e Ferizajt po mbahet procesi i votimit për zgjedhjet e rregullta parlamentare të Republikës së Kosovës.

Shaban Rexha, përfaqësues i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj, ka thënë se në Komunën e Ferizajt janë gjithsejtë 119 mijë e 97 votues me 49 qendra me 152 vendvotime dhe me një qendër për votim me kusht. Sipas tij, vetëm në qendrën e votimit në shkollën “Ahmet Hoxha” në Ferizaj të drejtë vote kanë 8 mijë e 856 votues, kurse në shkollën “Tefik Çanga” 8.837 votues.


MË SHUME NGA Lajme