Me dy orë vonesë hapet Qendra e Votimit me kusht në Istog
BKT
Lajme

Me dy orë vonesë hapet Qendra e Votimit me kusht në Istog

V.S|RTKlive

Qendra e Votimit me kusht në komunën e Istogut është hapur me dy orë vonesë. Kjo për faktin se ka pasur probleme teknike.

Sipas raportimit të ekipit të RTK-së, nga Qendra e Votimit, 0601, problemet me kompjuter kanë qenë shkaktarë të vonesës dy orësh të hapjes së kësaj qendre, derisa menaxherja Fatime Dreshaj ka thënë se për shkak të këtyre problemeve, në mëngjes votuesit janë kthyer.  Qendra 0601 është e vetmja qendër ku qytetarët nga Istogu mund të votojnë me kusht. Njëjtë ndodhë në gjithë territorin e Kosovës ku në secilën komunë tash ka veç nga një qendër votimi me kusht. Sipas KQZ-së do të jenë 38 Qendra Votimi me kusht, me gjithsej 58 vendvotime.


MË SHUME NGA Lajme