09:55 / 09.02.2025
Voton Kurti, inkurajon qytetarët të votojnë
V.S|RTKlive
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës, derisa ka inkurajuar edhe qytetarët që të bëhen pjesë e procesit.
“Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. I falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar deri në këto çaste, dhe inkurajoj çdonjërin që të votojë. Ushtrojeni të drejtën tuaj demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet. Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Kurti, pas votimit në Qendrën e Votimit në Fakultetin Ekonomik.























