Kurti takon mbështetësit në shesh: Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve
BKT
Lajme

Kurti takon mbështetësit në shesh: Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve

G.K/RTK

(E përditësuar 00:31) Kryeministri Albin Kurti ka dalë në sheshin e Prishtinës për të takuar mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ishin grumbulluar për të festuar fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Në një fjalim para qytetarëve, Kurti theksoi se, edhe pse rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur, rezultatet preliminare tregojnë fitore të qartë për Vetëvendosjen.

Ai shprehu falënderimet për të gjithë votuesit që mbështetën partinë, duke e cilësuar këtë si një kurorëzim të punës njëmujorë të fushatës, katërvjeçare të qeverisjes dhe 20-vjeçarit të punës së Vetëvendosjes.

Kurti vlerësoi procesin zgjedhor, duke theksuar se ai ishte një proces i lirë dhe i ndershëm, pa incidente, dhe falënderoi mekanizmat shtetërorë, përfshirë edhe policinë, për organizimin e tij. Ai tha se ky ishte një shembull i demokracisë, ku procesi ishte i qetë dhe transparent, dhe shpalli se kjo ishte ajo që ndodhte kur Vetëvendosje ishte në pushtet.

Në fjalimin e tij, ai shtoi se, duke pasur parasysh rezultatet preliminare, ishte e qartë se, edhe nëse PDK dhe LDK bashkoheshin, nuk do të arrinin dot të krijonin një shumicë që mund të përmbysë Vetëvendosjen. “

"Ne do ti vazhdojmë punët e mira, do të bëjmë edhe shumë të tjera, në përputhje me zotimet tona, për të gjithë qytetarët e Kosovës” tha ai.

(23:19) Vetëvendosje shpall fitoren: Do të krijohet Qeveria Kurti 3

Kryeministri Albin Kurti ka shpallur fitoren e Vetevendosjes në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se ky rezultat është pasojë e një qeverisjeje të mirë dhe të suksesshme. Kurti falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe siguroi se koalicioni i tij do të formojë Qeverinë e re "Kurti 3"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen masive në zgjedhjet parlamentare dhe për votimin pa incidente, duke theksuar se procesi ishte i lirë, demokratik dhe i ndershëm. Ai falënderoi gjithashtu policinë për sigurinë e ruajtur gjatë procesit zgjedhor.

"Zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe të ndershme. Faleminderit për besimin e dhënë nga votuesit e koalicionit tonë. Ky është një rezultat i një qeverisjeje të mirë," tha Kurti, duke theksuar se koalicioni i tij fitues do të formojë Qeverinë e re të Kosovës, Kurti 3.

Kurti theksoi se edhe pse partitë e tjera mund të bashkohen, ato nuk mund të krijojnë qeveri pa votat e Vetevendosjes.

Ai tutje tha qytetarët i kanë rezistuar një lufte hibride, kundër Vetëvendosjes, duke shtuar se “populli fitoi, fitoi Vetevendosja”.

Donika Gervalla: "Fitore e madhe për koalicionin tonë"

Kryetarja e Listës Guxo, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cilësoi këtë ditë si një fitore të madhe për koalicionin dhe theksoi se rezultatet preliminare janë në favor të Vetevendosjes. Ajo shtoi se, pas përfundimit të numërimit të votave, do të formojnë qeverinë dhe do të udhëhoqen për katër vitet e ardhshme.

Mimoza Kusari Lila: "Vetevendosja është e para"

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila u shpreh se VV ka marrë mbështetje të dukshme nga qytetarët e Kosovës, duke e theksuar se Qeveria Kurti 3 do të vazhdojë qeverisjen pas përfundimit të numërimit të votave dhe verifikimit të rezultateve.


MË SHUME NGA Lajme