Homazhe në nderim të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
Qendresa Duraku/RTK/
(E plotësuar) Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me bashkë-partiak, kanë bërë homazhe, sot, te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në bulevardin “Nënë Tereza”, në kryeqytet.
Strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje, më herët kanë vendosur kurora lulesh te varrezat, në përkujtim të përvjetorit të 18, të vrasjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, në protestat e 10 shkurtit të 2007.
Kujtojmë se atë kohë, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut.

Homazhe te varri i Arben Xheladinit dhe Mon Balajt

Strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vendosur kurora lulesh, në përvjetorin e 18 të vrasjes së Arben Xheladinit, për protestat e 10 shkurtit të 2007.
Në këtë përvjetor homazhe kanë bërë edhe familjarët e të njërit, më pas homazhet do të vazhdojnë edhe te varri i Mon Balaj.