17:21 / 10.02.2025
Radoniqi takoi zyrtarin e Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhorë Botëror
RTKlive
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, priti në takim Seung Ryeol Kim, asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhorë Botëror (A-WEB), In-sik Jang.
Radoniqi dhe Ryeol Kim, i cili është pjesë e vëzhguesve ndërkombëtar që po vëzhgojnë Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, diskutuan për procesin në ditën e zgjedhjeve.
Gjatë kësaj dite, vëzhguesit ndërkombëtar qëndruan në qendra të ndryshme votimi dhe u njohën nga afër me aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës.























