FSK-ja priti nxënës, mësues e edukatorë në prag të 17 shkurtit
BKT
Në Fokus

FSK-ja priti nxënës, mësues e edukatorë në prag të 17 shkurtit

V.S|RTKlive

Në prag të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nxënës, mësues dhe edukatorë kanë vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Mysafirët e vegjël bashkë me stafin e shkollave, kanë parë nga afër pajisjet dhe automjetet ushtarake të FSK-së, si dhe kanë mësuar për historinë dhe traditat e Forcës së Kosovës.

FSK-ja thotë se pjesëmarrësit kanë shprehur mirënjohje për ta dhe për përpjekjet e tyre për të mbrojtur vendin dhe për të ruajtur sigurinë e paqen.

“Ky aktivitet është një shembull i bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve arsimore dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, me qëllim të edukimit të nxënësve për rëndësinë e sigurisë dhe paqes në shoqëri”, thuhet në njoftimin nga FSK-ja të cilët kanë shpërndarë edhe fotografi nga kjo vizitë e nxënësve kosovarë.


MË SHUME NGA Në Fokus