Latifi: “Anderlecht do të kërkojë më shumë në pjesën e dytë
BKT
Sport

Latifi: “Anderlecht do të kërkojë më shumë në pjesën e dytë

Uran Krasniqi / RTKLive

Analisti i futbollit, Driton Latifi, ka thënë se Anderlecht do ta tregojë më shumë veten gjatë pjesës së dytë në ndeshje me Fenerbahce, e cila zhvollohet në kuadër të Europa League.

Ai ka qenë mysafir te RTK për ta komentuar ndeshjen e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK. 

"Sulmi i Anderlecht është i përqendruar te Vazquez dhe Huerta Valera. Ata, ndonëse e sjellin atë futbollin latin të përkrahur në Evropë, pak kanë sjellë rendiment. Belgët do të kërkojnë më shumë shanse në pjesën e dytë me sulmuesin Dolberg. Nuk pres shumë përkushtim prej tyre. Gjithashtu, ata do të jenë të vetëdijshëm për mbështetjen që do ta ketë skuadra turke”, ka thënë Latifi.