Nga nesër deri të hënën mbyllet rruga ‘Garibaldi’, shkak festa e Pavarësisë
BKT
Lajme

Nga nesër deri të hënën mbyllet rruga ‘Garibaldi’, shkak festa e Pavarësisë

M.P. / RTKlive

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për mbylljen për parkim dhe qarkullim të rrugës “Garibaldi” në kryeqytet.

Ky vendim do të vlejë nga nesër e deri të hënën.

“Nga e shtuna, 15 shkurt, ora 22:00 deri më 17 shkurt, ora 20:00, rruga Garibaldi (nga udhëkryqi i Bankës Qendrore deri te Grand Hoteli) do të jetë e mbyllur për parkim dhe qarkullim për shkak të organizimit të parakalimit të Trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme