19:13 / 14.02.2025
Osmani takon Beçoroviq në Mynih, diskutojnë për sigurinë rajonale
G.K/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Bećirović, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Ajo ka shkruar në një postim në rrjetet sociale: "Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takova edhe anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beçiroviq."
Gjatë takimit, presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm për sigurinë rajonale.
"Përveç sigurisë rajonale, diskutuam edhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet tona", ka theksuar Osmani.























