Osmani poston fotografi me shefin e NATO-s dhe kryeministrin holandez
BKT
Lajme

Osmani poston fotografi me shefin e NATO-s dhe kryeministrin holandez

Sh.Ç/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Gjermani ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Presidentja Osmani ka postuar një fotografi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.

Osmani, ka theksuar mbështetjen e fortë të NATO-s dhe Holandës për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

“Me dy përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë: sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof”, ka shkruar ajo.

Presidentja Osmani është takuar edhe me emisarin e ri për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset

Gjithashtu, ajo ka takuar edhe anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq e Zhelko Komshoqi. Osmani ka takuar edhe homologen zvicerane Karin Keller-Sutter.


MË SHUME NGA Lajme