Numërohen 876 vendvotime, numërimi përfundon në 9 komuna
BKT
Lajme

Numërohen 876 vendvotime, numërimi përfundon në 9 komuna

B.H./RTKlive

(Përditësuar, 12:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më sot janë numëruar 876 nga 2533 vendvotime me votat e kandidatëve për deputetë.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533. Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, ka bërë të ditur KQZ.

Sipas KQZ-së, aktualisht procesi i numërimit është duke vazhduar në 25 Qendra Komunale të Numërimit.

Numërimi i votave të kandidatëve përfundon në 6 komuna

(Publikuar, 8:21) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë numëruar votat për 400 vendvotime.

Njëkohësisht në Qendrat Komunale të Numërimit po bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

KQZ ka bërë të ditur se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka përfunduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 6 komuna, Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh, Ranillug, Junik dhe Kllokot. Ndërkohë, ky proces është duke vazhduar në 28 komuna të tjera, ndërsa në këtë numërim deri më tani nuk janë përfshirë vetëm 4 komunat në veri si dhe komuna e Mamushës.


MË SHUME NGA Lajme