Me fletarrest të Serbisë arrestohet kosovari në Maqedoninë e Veriut
BKT
Foto / RTM2
Lajme

Me fletarrest të Serbisë arrestohet kosovari në Maqedoninë e Veriut

Besnik Iseni / RTK-Shkup

Pesëdhjet e pesë vjeçari nga Ferizaji është ndaluar dhe më pas arrestuar në pikën kufitare të Bllacës. Pasi ka dhënë dokumentin identifikues në policinë kufitare në Bllacë, në sistem është paraqitur fletëarresti ndërkombëtar i lëshuar nga Beogradi, me çka i njëjti është arrestuar dhe dorëzuar punonjësve të policisë së Interpolit për procedim të mëtejshëm.

Jozyrtarisht, bëhet e ditur se personi i  arrestuar nga policia është bërë me kërkesë të Interpolit serb, për vepra që kanë të bëjnë me kohën e luftës në Kosovë.

Ndërkohë, Luan Jahiri nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së, dega në Ferizaj,ka  njoftuar se qytetari i arrestuar  nuk ka qenë ushtar i UÇK-së.

Por se në shtëpinë e tij, në fshatin Greme, gjatë luftës kanë qëndruar pjesëtarë të UÇK-së.

Me një fletarrest të lëshuar nga Serbia,në korrik të vitit të kaluar u arrestua nga policia kufitare edhe Blerim Ramadani, ish-ushtar i Zonës Operative të Nerodimes.

 


MË SHUME NGA Lajme