19:47 / 15.02.2025
Në Liverpool shënohet 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
RTKlive
Sot në Liverpool është shënuar 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovë.
Ambasadori i Kosovës në Mbretëri të Bashkuar, Ilir Kapiti, ka njoftuar se sot, i shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë Uran Ferizi dhe diplomatja Valmira Thaci Musa, kanë marrë pjesë në festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga shkolla shqipe "Pjetër Budi" në Liverpool.
"Ngjarja u nderua gjithashtu me praninë e Lord Mayor të Liverpool-it dhe britanez të tjerë, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për komunitetin shqiptar dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës sonë në diasporë. Urime 17 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës!", shkroi ai në 'Facebook'.























