Policia jep detaje rreth aksidentit në Vitomiricë të Pejës
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Policia jep detaje rreth aksidentit në Vitomiricë të Pejës

A.B / RTKlive

Një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur mes vete në një aksident në Vitomiricë të Pejës.

Zëdhënësi Driton Rugova tha për RTKlive se lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës.

"Sot rreth orës 19;20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e këtij aksidenti vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme