14:18 / 17.02.2025
Ramë Buja: Burrat që bënë elementet e pavarësisë, janë në burg
M.P. / RTKlive
Njëri ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë dhe profesori akademik Ramë Buja, në një intervistë dhënë për RTK-në për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka shprehur kundërshtimin e tij për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.
“Ata trima, ata burra, ata njerëz që bënë gjithë elementet më esenciale e të qëndrueshme për vendin dhe pavarësinë e tij, janë në burg”, ka thënë ai.
Buja më tutje ka thënë se gjykata aktualisht merret me detaje periferike.
“Çfarë ka sot në këtë gjykatë? Çfarë bisedohet sot për raportin e Dick Martit? Asnjë gjë, flitet për gjëra të skajshme, periferike. Herë herë banale”, ka thënë ai.























