Gërvalla uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
BKT
Lajme

Gërvalla uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

M.P. / RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Teksa ecim rrugëve të Prishtinës, zemrat rrahin në ritmin e fitores, flamuri valëvitet si betim i përjetshëm e toka që dikur gëzim nuk pati, sot dridhet nga hapat e krenarisë së ushtrisë e policisë sonë. Nga mëngjesi, Kosova nuk numëron orë — numëron amanete!”, ka shkruar ajo.

Gërvalla në postimin e saj ka kujtuar fëmijët e vrarë e të pagjetur, faji i vetëm i të cilëve ishte të qenit i nacionalitetit shqiptar.

“Sot, Republika e Kosovës është shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik, i fortë dhe i vendosur. Kemi miq e aleatë të besueshëm, kufij që nuk lëkunden e copëtohen, ushtri që çdo ditë rritet e fuqizohet, polici që mbron çdo cep të këtij dheu. Kemi një Kosovë që rritet nga zemra e qytetarëve të saj, të cilët nuk njohin frikën, as dhembjen që na ka shtruar historia. Jemi përherë krenarë, përherë ballëlartë!”, ka shkruar Gërvalla.


MË SHUME NGA Lajme