Erjon Veliaj uron 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
BKT
Lajme

Erjon Veliaj uron 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

G.K/RTKlive

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj nga paraburgimi e ka uruar Kosovën për 17-vjetorin e pavarësisë.

Përmes  një mesazhi në rrjete sociale ai e konsideron këtë një ditë krenarie për sakrificat e të shkuarës.

“Urime 17 vjetorin e Pavarësisë Kosovë! Një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara. Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike”, shkruan ai në facebook.


MË SHUME NGA Lajme