Haradinaj e Prattipati flasin për partneritetin strategjik Kosovë-ShBA
BKT
Lajme

Haradinaj e Prattipati flasin për partneritetin strategjik Kosovë-ShBA

V.Th / RTKLive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj  ka takuar të ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.

Në një postim në Facebook, Hardinaj ka shkruar se në takim kanë biseduar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 9 shkurtit, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.

“Theksova qëndrimin tonë të palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës. Veçanërisht, rëndësinë e anëtarësimit direkt në NATO përmes Planit Aksional, si rruga më e sigurt për arritjen e objektivave tona strategjike për sigurinë dhe prosperitetin e vendit.

Shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Kosovës ndër vite. Ky partneritet i fuqishëm përbën garancinë më të mirë për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit”, ka shkruar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme