Presidenti i Bangladeshit uron Osmanin, thekson rritjen e bashkëpunimit
BKT
Lajme

Presidenti i Bangladeshit uron Osmanin, thekson rritjen e bashkëpunimit

E. Hoti / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Bangladeshit, Mohammed Shahabuddin, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, presidenti Shahabuddin ka vënë në dukje zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe midis Bangladeshit dhe Kosovës gjatë viteve të fundit, duke theksuar rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

“Presidenti Shahabuddin ka shprehur bindjen e tij se marrëdhëniet midis dy shteteve do të vazhdojnë të forcohen dhe të zhvillohen në vitet në vijim, duke kontribuar në përfitimin e ndërsjellë të qytetarëve”, thuhet në njoftimin nga Presidenca.

 


MË SHUME NGA Lajme