Guvernatorja e Commonwealth-it uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë
BKT
Foto: aph.gov.au
Lajme

Guvernatorja e Commonwealth-it uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë

V.TH RTKLive

Guvernatorja e Përgjithshme e Commonwealth-it të Australisë, Sam Mostyn AC, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e saj, Guvernatorja Mostyn ka përcjellë urimet më të ngrohta në emër të Qeverisë dhe popullit australian, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit midis dy shteteve.

"Më lejoni të shpreh besimin tim se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona do të vazhdojnë të lulëzojnë edhe në vitin e ardhshëm," tha Guvernatorja Mostyn në mesazhin e saj.

 


MË SHUME NGA Lajme