20:36 / 18.02.2025
2.5 milionë euro për OJQ-të e shërbimeve sociale dhe familjare
M.P. / RTKlive
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se kët vit do të ndahen 2.5 milionë euro për projektet e organizatave që merren me çështje sociale dhe familjare.
Ajo ka bërë të ditur se është hapur thirrja publike për mbështetjen financiare për projektet e OJQ-ve të licencuara në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.
“Këtë vit, mbështetja financiare për OJQ-të është 2.5 milion € apo 184% më e lartë se në vitin 2020, ku buxheti për këto shërbime ka qenë 880 mijë €”, thuhet në postimin e saj.























