Mickoski uron Pavarësinë, potencon thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit
BKT
Lajme

Mickoski uron Pavarësinë, potencon thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit

M.P / RTKlive

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka uruar Pavarësinë e Kosovës me rastin e 17-vjetorit të shpalljes.

“Ky rast më mundëson të ritheksoj angazhimin tim të sinqertë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona”, thuhet në urimin e kryeministrit Mickoski drejtuar homologut Albin Kurti.

Duke i dëshiruar Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj progres, mirëqenie dhe prosperitet, kryeministri Mickoski është shprehur i bindur se me përpjekje të përbashkëta do të vazhdohet për forcimin e lidhjeve në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe se do të përmirësojnë bashkëpunimin në kuadër të nismave rajonale dhe shumëpalëshe.


MË SHUME NGA Lajme