16:35 / 19.02.2025
Kurti takoi ambasadorin italian, temë zhvillimet në vend e procesi zgjedhor
V.S|RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Qeveria në njoftimin për media thotë se bashkë diskutuan për zhvillimet në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe hapat për formimin e institucioneve pas certifikimit te rezultateve.
“Në takim gjithashtu u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Itali”, bëhet e ditur në njoftimin nga zyra e kryeministrit.























