Alena Xhota, vokali që po shkëlqen në muzikë
BKT
Kulturë

Alena Xhota, vokali që po shkëlqen në muzikë

Ganimete Baliu|RTK

Alena Xhota, një talente e re në muzikë, ka marrë pjesë në shumë festivale dhe ka fituar çmime, duke u vlerësuar për vokalin e saj të veçantë.

Xhota është një nga talentet e reja premtuese në botën e muzikës, e cila ka arritur suksese që në moshë të re.

Për zbulimin e talentit të saj, Alena ka një falënderim të  veçantë për nënën e saj, e cila ishte e para që e vuri re dhe e inkurajoi të ndiqte këtë rrugë.

“E diskutuam me prindërit pastaj ata me dërguan në shkollën e muzikës ‘Melodi’ ku unë ndjek mësimet për muzikë”,  tha ajo.

Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale muzikore dhe ka fituar çmime, duke tërhequr vëmendjen për vokalin e saj të jashtëzakonshëm dhe interpretimin e veçantë.

Alena është vlerësuar lart për aftësitë e saj vokale, që e bëjnë atë të dallohet ndër më të mirat në këtë fushë.

“Kam marr pjesë në shumë festivale gara ime e  parë ka qenë ajo e në festivalin ‘Cicërima Buzë Ibrit”,  ku kisha emocione të shumë ta por unë arrita të marrë  çmimin e parë duke vazhduar kështu edhe në shumë festivale dhe shumë çmime të para”, tha ajo.

Alena e sheh muzikën jo vetëm si një mundësi profesionale, por si një pasion të thellë dhe një hobi që do ta ndjekë gjithmonë, duke e bërë atë pjesë të jetës së saj.

“Marr komente shumë pozitive  me thonë që e kam zërin shumë të mirë të ëmbël dhe komente tjera të këtij lloji dhe jam e lumtur për këtë. Muzikën e shoh jo vetëm si një mundësi profesionale, por si një pasion të thellë dhe një hobi”, thotë Xhota.

Muzika është një pasion që Alena do ta kultivojë me shumë dashuri dhe angazhim në të ardhmen, dhe është vetëm çështje kohe para se ky talent të njohë suksese të mëtejshme.


MË SHUME NGA Kulturë