Tërhiqet shorti i Champions-it: Përballje të ‘nxehta’
BKT
Sport

Tërhiqet shorti i Champions-it: Përballje të ‘nxehta’

F.B/RTKLive

(E plotësuar, 12:21)Të premten në Nyon të Zvicrës, është tërhequr shorti për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Kryesfida e këtij rrethi të garave padyshim do të jetë ballafaqimi mes dy skuadrave spanjolle, Real Madrid-Atletico Madrid derisa duel dramatik pritet edhe në përballjen Bayern Munich-Bayer Leverkusen.

Sfida joshëse pritet edhe në duelin Liverpool-PSG.

 Çiftet:

Aston Villa-Brugge

Dortmund-Lille

Real Madrid-Atletico Madrid

Bayern Munich-Leverkusen

PSV-Arsenal

Feyennord-Inter

Liverpool-PSG

Barcelona-Benfica

Nis tërheqja e shortit të Champions-it, live në RTK

(E plotësuar, 12:03) Në Nyon të Zvicrës ka nisur tërheqja e shortit për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, event ky që po transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Në raundin e 1/8-tës do të luajnë klube si Club Brugge, Bayern Munich, Benfica, Feyenoord, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, PSV Eindhoven dhe Real Madrid, Liverpoolit, Barcelonës, ​​Arsenalit, Interit, Atletico Madridit, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa.

Sot shorti i Champions-it, drejtpërdrejt në RTK

Sot në Nyon të Zvicrës do të bëhet tërheqja e shortit për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, event ky që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Pas fazës së Play-Off-it, tashmë elita e futbollit evropian futët në fazën më të ‘nxehtë’.

Në raundin e 1/8-tës do të luajnë klube si Club Brugge, Bayern Munich, Benfica, Feyenoord, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, PSV Eindhoven dhe Real Madrid, Liverpoolit, Barcelonës, ​​Arsenalit, Interit, Atletico Madridit, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa.

Tërheqja e shortit do të fillojë në orën 12:00.