Zanetti pas shortit: Feyenoord-in duhet respektuar
BKT
Sport

Zanetti pas shortit: Feyenoord-in duhet respektuar

F.B/RTKLive

Interi do të përballet me Feyenoordin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Nënkryetari i kampionëve në fuqi të Italisë, Javier Zanetti duke folur pas shortit të Champions-it, tha se skuadra holandeze është ekip i fortë dhe që duhet respektuar.

“Rrugëtimi ynë në Champions League ka qenë i shkëlqyer deri më tani, por tani fillon një garë tjetër”, tha ai.

“Feyenoord është një skuadër për t'u respektuar, e kemi parë se çfarë ka bërë. Do të përgatitemi për dy ndeshjet sa më mirë, janë të gjitha kushtet për të ecur përpara, por me kujdes”, ka theksuar Zanetti.