Filharmonia e Kosovës përgatitet për koncert
Sh. Gashi/ RTKlive
Filharmonia e Kosovës ka nisur përgatitjet për një koncert të veçantë, nën drejtimin e dirigjentit brazilian Marcio da Silva, dirigjent i Hastings Philharmonic Orchestra. Ky koncert do të sjellë interpretimin e oratoriumit të njohur Messiah nga Handel.
Si pas njoftimit të Fiharmonisë së Kosovës, ky koncert zhvillohet në dy shfaqje, më 9 dhe 10 maj 2025, në Pallatin e Rinisë, nga ora 19:30.
Ky koncert do t’i dedikohet dirigjentit të parë të Kosovës, Bahri Çela, njëherësh themelues i Filharmonisë së Kosovës.
Shfaqja do të shënojë gjithashtu 20-vjetorin e interpretimit të Messiah nga Bahri Çela me Korin e Studentëve të Fakultetit të Arteve dhe Orkestrën e Profesorëve të Fakultetit të Arteve - DAM, së bashku me studentët e atij viti.























