Kosova dhe Maqedonia e Veriut me vendkalim të përbashkët kufitar
BKT
Lajme

Kosova dhe Maqedonia e Veriut me vendkalim të përbashkët kufitar

Besnik Iseni/ RTK

Kosova dhe Maqedonia e Veriut duke filluar nga muaji prill, do të kenë një një vendkalim të përbashkët kufitar në Bllacë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, kanë bërë sot inspektim në pikën kufitare “Bllacë” për të parë realizimin e projektit “One stop shop”, gjegjësisht kontroll të përbashkët në pikat kufitare.

Sveçla dhe Toshkovski në “Bllacë”, u shprehën të kënaqur me realizimin e punimeve, ndërsa thanë se fillimisht ky projekt do të jetë në formë testuese.


MË SHUME NGA Lajme